INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria punon në luks! Ja shpenzimet kolosale për pak muaj...

Qeveria punon në luks! Ja shpenzimet kolosale për pak muaj...

Publikuar më: 08:27 16-08-2018

Qeveria e ka lëshuar dorën në lidhje përmirësimin e kushteve, ku punon administrata. Pas zgjedhjeve të vitit të mëparëshme shumë nga zyrat dhe ambientet e institucioneve janë rinovuar. Është Ministria e Financave, që publikon shpenzimet për 7-mujorin e parë të 2018, ku një shumë prej më shumë se 5 miliardë lekësh shkoi për orendi dhe pajisje zyrash, rikonstruksione godinash dhe përshtatje ambientesh. Kjo shumë sipas kursit mesatar të valutës është rreth 40 milionë euro. Themi se qeveria është treguar për luksin dorëlëshuar për shkak se kjo vlerë është gati trefishi i shpenzimeve, që u bënë për këtë qëllim një vit më parë pra në 2017.

Më specifikisht këto para kanë shkuar shpenzimet për fasada, rikonstruksione dhe orendi zyrash e ndoshta janë më të mëdha, pasi ato janë shpërndarë në listën e shpenzimeve me emërtime të ndryshme. Po sipas ekspertëve të ardhurat buxhetore kanë shënuar rritje konstante nga viti në vit, teksa nga ana tjetër rishpërndarja e tyre është copëzuar në projekte, që nuk po ecnin si duhet. Ndërsa rrogat dhe pensionet vetëm sa janë indeksuar me inflacionin dhe produktet e mëdha të investimeve mungojnë. Institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore në studimet të posaçme kanë vënë disa herë në dukje mungesën e eficencës së investimeve.
Edhe sipas të dhënave të Financave nga auditet rezulon se në 2017 janë shpërdoruar 7.8 miliardë lekë apo 58 milionë euro. Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Financave ka konstatuar 6.286 raste të shkeljeve, për të cilat vlera e dëmeve llogaritet në 7.8 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324