INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria “Rama 2”, ministrat nuk do të lënë mandatin e deputetit

Qeveria “Rama 2”, ministrat nuk do të lënë mandatin e deputetit

Publikuar më: 16:33 28-08-2017

Kryeministri Edi Rama nuk do t’u kërkojë ministrave të rinj të dorëzojnë mandatin e deputetëve. Burime nga Selia e Partisë Socialiste kanë bërë të ditur se deputetët që morën poste duket se do të vazhdojnë të jenë pjesë e kuvendit. Për socialistët që mbetën jashtë listës së deputetëve duket se nuk do të ketë shpresë, për marrjen e mandatit. Procedura e lëshimit të mandatit 4 vite më parë u përdor për të futur në listë emra socialistësh, që nuk kapën dot pragun e votave, kur në mes ishte edhe LSI. Edhe pse të gjithë ministrat e kabinetit “Rama 2” u prezantuan gjatë Asamblesë, ndërkohë që po mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë asgjë nuk është zyrtare. Përpara datës 4 shtator nuk do të mund të bëhet asnjë hap zyrtar. Rregullorja e Kuvendit në nenin 42 të saj përcakton se seanca e parë parlamentare mblidhet të hënën e parë të shtatorit, çka kushtëzon çdo veprim të mëtejshëm institucional. Neni 96 i Kushtetutës sanksionon se Presidenti në fillim të legjislaturës emëron Kryeministrin me propozim të partisë fituese të zgjedhjeve. Në asamble, socialistët në mënyrë unanime vendosën të propozojnë Edi Ramën si kryeministrin e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207