INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria rihapë procedurat për prokurimet. I bllokoi 3 muaj më parë

Qeveria rihapë procedurat për prokurimet. I bllokoi 3 muaj më parë

Publikuar më: 16:54 13-10-2017

Qeveria shfuqizon vendimin që mori në datën 5 korrik për pezullimin e përkohshëm të fillimit dhe të vijimit të procedurave të prokurimit. Vendimi i marr në mbledhjen e mbajtur sot në qytetin e Vlorës i hap rrugë procedurave të prokurimit të fondeve në dispozicion të njësive të qeverisjes qendrore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2017. Qeveria “Rama 2” mori vendimin e pezullimit të prokurimeve 3 muaj më parë duke përjashtuar nga ky rregull vetëm kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël. “Me kërkesë të argumentuar të titullarit të autoritetit kontraktor, për raste të veçanta dhe të nevojave urgjente, me miratimin e Kryeministrit, mund të lejohet vijimi i një procedure prokurimi. Ngarkohen të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi”-bënte me dije VKM e datës 5 korrik.

Article Logic
Execution time: 0.0039222240447998