INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qeveria nuk rrit pagat e profesorëve, por vetëm orë shtesë. Mashtrim apo ata nuk e dinë? [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 09:49 30-03-2017

Qeveria në vend që të miratonte rritjen e premtuar të pagave për profesorët e universiteteve sipas gradave që kanë ka miratuar vetëm pagat për orët shtesë. Po për profesorët kjo nuk është rritje page, por vetëm orësh dhe madje nuk janë të qartë nëse në muajin prill siç dhe premtoi Rama paga e tyre do të merret 15% më e lartë. Pak kohë më parë profesorë hapën një debat, ku përmes një përllogaritje ata janë shprehur se edhe paga e premtua që do të rritet nuk është reale.
Pak kohë më parë profesoresha Dhurata Sheri në një intervistë për IN News ka thënë qartë se edhe nëse pagat e tyre do të ndryshojnë nuk konsiderohen më të larta se më parë, përkundrazi e quajti farsë, pasi me taksën e shteshtë dhe me rritjen e masës së kontributit për sigurime shoqërore atyre më herët ato u janë ulur. Madje ajo ka shtuar se një pedagog në Shqipëri ka pagën më të ulët se kolegët  e tyre në rajon.


Sipas VKM pagat e reja të orëve shtesë të pedegogëve:

Kur janë në kategorinë “Profesor”, përfitojnë 1 320 lekë për çdo orë 60-minutëshe.
Kur janë në kategorinë “Profesor i Asociuar”, përfitojnë 1 210 lekë për çdo orë 60-minutëshe.
Kur janë në kategorinë  “Docent”, përfitojnë 1 100 lekë për çdo orë 60-minutëshe.
Kur janë “Lektor i parë”, përfitojnë 880 lekë për çdo orë 60-minutëshe.
Kur janë “Lektor”, përfitojnë 660 lekë për çdo orë 60-minutëshe.

Nëse sheh me kujdes këtë VKM kupton se ka një paqartësi pasi në vend që propozim për këto pagesa të jetë i Ministrisë së Arsmit rezulton i Ministrisë së Inovacionit. Shpresojmë që kjo të jetë lapsur drejtshkrimor pasi në të kundërt ky është një vendim jo serioz.

vkmok.jpg

 

Për të kuptuar më tepër ndiqni lajmin e N News...

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883