INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria shpall planin për të ndërtuar aeroport në Korçë, nis studimi

Qeveria shpall planin për të ndërtuar aeroport në Korçë, nis studimi

Publikuar më: 17:54 08-04-2017


Pas nisjes së studimit për të ndërtuar një aeroport në Vlorë, qeveria ka shpallur thirrjen për të bërë një projekt i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të një aeroporti në qytetin e Korçës.
Thirrjen e ka dorëzuar në agjencinë e prokurimeve publike Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka vënë në dispozicion një shumë prej 73 mijë dollarësh për kompaninë që do të bëjë studimin e fizibilitetit.
Të kontaktuar nga Televizioni Klan, burime pranë ministrisë së Financave thonë se planet për ndërtimin e aeroporteve janë pjesë e listës së strategjisë të shpallur nga qeveria “One Billion Euro Project” , të cilat do të bëhen sipas formulës partneritet publik – privat.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107