INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria shqiptare as nuk dëgjon OBSH-në, jep me koncesion laboratorët mjekësorë

Qeveria shqiptare as nuk dëgjon OBSH-në, jep me koncesion laboratorët mjekësorë

Publikuar më: 10:57 20-08-2019

Qeveria shqiptare nuk plotëson një nga rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Laboratorët mjekësorë i jep me koncesion. Kujtojmë këtu që OBSH, pasi gjeti një sërë problematikash në administrimin e tuberkulozit, këshilloi qeverinë shqiptare të mbajë shërbimin laboratorik në spitale në pronësi të shtetit. Por pavarësisht kundërshtive qeveria miratoi koncesionin e shërbimit laboratorik.
OBSH më herët vuri në dukje se menaxhimi i tuberkulozit ka hasur problematika vitet e fundit për shkak të prokurimit të ilaçeve që trajtojnë sëmundjen duke bërë që shumë paciente me TBC të kurohen në Kosovë.
Njëri nga 6 rekomandimet që OBSH dha për përmirësimin e administrimit të tuberkulozit ishte mbajtja në administrim publik të shërbimit të laboratorik në spitale.
Por dy vjetësh Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për shërbimin laboratorik të analizave mjekësore, pavarësisht dyshimeve të forta të Korporatës Financiar Ndërkombëtare (IFC), rekomandimeve te OBSH-së dhe alarmit nga Autoriteti i Konkurrencës. Tashmë për 5 vite 18 laboratorë të analizave mjekësore të vendit tonë do të jenë me koncension.
Kështu qeveria finalizoi koncesionin e katërt në sektorin e shëndetësisë, me PPP.
Katër koncesionet e shëndetësisë do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë rreth 40 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0025980472564697