INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria “sytë” nga infrastruktura rrugore

Qeveria “sytë” nga infrastruktura rrugore

Publikuar më: 16:20 26-01-2018

Qeveria ka kthyer “sytë” drejt investimeve në infrastrukturoren rrugorë. Një prej projekteve të rëndësishme në zonën juglindorë është edhe projekti rrugor Qukës-Qafë Plloçë, me gjatësi prej 40 kilometër. Gjatë inspektimit të punimeve Ministri Damian Gjiknuri premtoi përfundimin e këtij aksi brenda vitit të ardhshëm.
Damian Gjiknuri:
“Kompanitë po bëjnë një punë shumë të mirë dhe me zgjidhjen e problemeve të mbetura të projektit, besoj kjo rrugë do të jetë funksionale në vitin 2019 duke kompletuar këtë segment të rëndësishëm, duke afruar Korçën me Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë”.
Ndërkohë qeveria thotë se ka në një plan të qartë në Buxhetin afatmesëm për investimet masive në infrastrukturë, dhe kjo pa cënuar stabilitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555