INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria ‘ul’ kokën përballë problemeve në turizëm. Klosi prezanton 16 zona me përparësi [VIDEO]

Qeveria ‘ul’ kokën përballë problemeve në turizëm. Klosi prezanton 16 zona me përparësi [VIDEO]

Publikuar më: 11:55 20-07-2018

Edhe pse në pikun e sezonit turistik, qeveria duket se ka 'ulur' kokën përballë problematikave që has sektori i turizmit në Shqipëri.


Klosi: ‘’Krahasuar me vendet e rajonit ne jemi larg asaj që të ndiehemi krenarë’’


Problematikat janë të shumta dhe kjo është pranuar edhe nga vetë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë aktivitetit ku u prezantuan 16 zonat prioritare për zhvillimin e turizmit. Kapacitetet akomoduese apo dhe cilësia e shërbimit janë vetëm disa prej problemeve të pranuara nga vetë ministri.


‘’Kemi patur zhvillim intesiv turistik , por duhet të futemi në klasën e konkurencës. Kemi nevojë për të orjentuar Shqipërinë. Kemi problem me planin sektorial të turizmit’’ tha Klosi.


Ministri Blendi Klosi ka prezantuar sot gjatë një takimi me përfaqësues të bashkive në vend, 16 zonat e para prioritare turistike ku renditen Parku Natyror i Alpeve, Korabit, Kanionet e Osumit, 2km nga Zona e Bregdetit, Parku i Belshit, Liqeni i Ohrit dhe Prespës, Liqeni i Shkodrës, Liqeni i Ulëzës, Lugina e Vjosës dhe Zagories, Parku Natyror i Lurës dhe 7 liqenet, Zona e Dajtit,Mali i Tomorit, Kanionet e Osumit, Pyjet e Sherbenik-Jabllanicë, Mali i Moravës dhe Zona e Rinasit.

 

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583