INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria vendos t’ju kthejë lekët pas studentëve. Mësojeni për çfarë bëhet fjalë

Qeveria vendos t’ju kthejë lekët pas studentëve. Mësojeni për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më: 12:08 14-01-2019

Ministri në detyrë i Financave, Arben ka shpjeguar skemën e financimit të përgjysmimit të tarifave të studimit. Në një dalje për mediat ai tha se nga këto masa të marrë përfitojnë 6235 studentë ekselentë dhe mbi 70 mijë studentë të tjerë, me mesatare nga 5 deri në 9.

Arben Ahmetaj:
“Reduktimi i tarifave të studimit bachelor, studentët me mesatare 9-10 kanë një përjashtim 100% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë 6235 studentë. Efekti financiar në buxhetin e shtetit 201 mln lekë. Studentët me mesatare 5-9 përfitojnë përjashtim 50% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë rreth 70 mijë studentët, i bëhet tarifa 9700 lekë në vit. Efekti financiar 1 miliarde lekë”.
Edhe për ciklin mastër, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se studentët përfitojnë nga ulja e tarifës. Sipas tij ata me mesatare 9-10 do të përfitojnë 50% ulje të tarifës.
Ndërsa studentët që kanë paguar tarifën e plotë, gjysma e parave do tu kthehet.
Arben Ahmetaj:
“Studentët që kanë paguar tarifën e plotë, do tu kthehet 50% e shumës së paguar”.
Ndërsa në lidhje me bursat, Ahmetai bëri thirrje që në këtë çështje nuk duhet të përfshihen më këshillat bashkiakë, pasi kjo nuk është më punë e tyre.
Ahmetaj kërkoi nga bordet e universiteteve që të punojnë për të dhënë informacione për studentët.
Arben Ahmetaj:
“Bordet e Universiteteve të punojnë 24 orë, të sjellin të dhëna për studentët që të fillojnë përftimin nga ulja dhe bursat. Sillni detajet për çdo student që të bëhet përfitimi”.

Article Logic
Execution time: 0.0035781860351562