INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria zbardh miliardat që shkojnë për Reformën në Drejtësi

Qeveria zbardh miliardat që shkojnë për Reformën në Drejtësi

Publikuar më: 14:11 28-09-2016

Nga foltorja e Kryeministrisë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka shpërndarë lajmin se shuma e parave që do të shkojë për Reformën në Drejtësi është 1.8 miliardë lekë. E kjo shifër tashmë është mirtatuar.
Ministri Ahmetaj ka sqaruar se ka patur një proçes të vështirë bashkëpunimi me Komisionin Parlamentar të Reformës, për të dalë në këtë shifër, tashmë të miratuar.
“Jam këtu për një vendimarrje shumë të rëndësishme, disa referenca ekonomike që tregojnë sa të lidhura janë reformat me njëra-tjerët. Sot Kryeministria ka kaluar nga ana financiare dhe nga anët e tjera, paketën e Reformës në Drejtësi, ku pikat më të rëndësishme janë financimi i Reformës në Drejtësi. Ka patur një proçes të gjatë dhe të vështirë me komisionin parlamentar dhe me rëndësinë që qeveria i jep reformës në drejtësi, sot ka kaluar paketa, 1.8 miliardë lekë shtesë në funksion të gjithë elementëve!”, tha Ministri i Financave.
Kjo shtesë ka theksuar Ahmetaj ka të bëjë me rritjen e pagave, rritjen e numrit të punonjësve dhe mbi të gjitha me ngritjen e kostove të institucioneve të reja që janë reflektuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381