INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria “zgjidh qesen” për të rinjtë,1 miliard lekë...

Qeveria “zgjidh qesen” për të rinjtë,1 miliard lekë...

Publikuar më: 16:10 16-03-2016

1 miliard lekë do tu shpërndahen të rinjve që kanë një plan biznesi. Ky lajm pozitiv është dhënë nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, kur iu është drejtuar të rinjve nga 16 deri në 30-vjeç, të cilët mund të aplikojnë për fondet e programit “Zhvillimi i aftësive për punësim”.

Ky programi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe UNDP, ka si qëllim mbështetjen e të rinjve, që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre, nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë të gjitha fazave të biznesit, të programit dhe mbështetjes financiare, në formën e pajisjeve dhe materialeve.

Më shumë në këtë kategori: « Krim i rëndë!
Luftë në Tiranë! »
Article Logic
Execution time: 0.0015280246734619