Një dritë e fortë ndriçoi qiellin e Masacusets në SHBA mbrëmjen e 24 korrikut.
Bëhet fjalë për një meteor i cili hyri në atmosferën e Tokës dhe u shua ngadalë.
Spektaklin e shijuan të gjithë ata që papritur hodhën sytë në qiell. Shumë qytetarë ishin me fat dhe arritën të filmonin duke e ndarë në rrjetet sociale momentet e shndritshme.
Në video meteori shihet për pak sekonda. Kompania Shkencore e Meteorëve bëri me dije se janë regjistruar 250 sinjalizime të eventit.