Me qindra balona pushtuan qiellin e New Meksiko në SHBA, ku festohet edicioni i 47 i këtij eventi magjik.
Ky spektakël i cili është titulluar : ‘Merre me vete’ nisi këtë të dielë dhe do të zgjasë deri në 14 tetor.
Në festivalin e përvitshëm të shoqëruar me drita shumëngjyrëshe marrin pjesë plot 500 balona dhe pilotë nga e gjithë bota.
Ky event, shkruan Euronews, thuhet se është ndër më gjigandët që mbledh bashkë balona nga e gjithë bota.
Përmes videos së mëposhtme shijojeni edhe ju spektaklin në qiell.