Qindra njerëz figurojnë të zhdukur dhe disa kanë vdekur pasi një digë, në ndërtim e sipër, u rrëzua në Laos, shtet në Azinë Juglindore. Rënia e digës hidroelektrike në provincën Atapeu shkaktoi përmbytje të mëdha në gjashtë fshatra, tha agjencia e lajmeve Lao.
Sipas burimit të njëjtë, mbi 6,600 njerëz kanë mbetur pa shtëpi. "Fatkeqësia ka marrë disa jetë njerëzish dhe ka lënë të zhdukur qindra", tha agjencia Lao. Arsyeja për rrëzimin e digës nuk është ende e qartë. Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 2013 dhe ajo do të niste prodhimin e energjisë këtë vit. Përgjegjësi i në projektit, Ratchaburi Electricity Generating Holding, tha se kishte marrë një raport nga operatori se diga 770 metra e gjatë dhe 16 metra të lartë, ishte shembur. Ai tha se stuhitë e vazhdueshme të shiut kishin sjellë "një volum të lartë të ujit" duke sjellë çarjen në rezervuar.