INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qindra vende pune me mbi 3 milion lek rrogë në Shqipëri [VIDEO]

Publikuar më: 16:30 17-01-2018

Mungesa e mjekëve në rrethe është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Kjo ka detyruar qeverinë të ndërmarrë nisma te reja me qëllim që qytetarëve mos tu mungojnë mjekët e nevojshëm. Për këtë qëllim qeveria po “josh” me para të gjithë mjekët që pranojnë që të shërbejnë në zonat ku mungesa e bluzave të bardha është problematike. Nëpërmjet një thirrje publike ministria e shëndetësisë shpalli specialitetet për të cilat kërkohet punësimi i mjekëve, si dhe ofron një pagesë rreth 4 herë më të lartë se sa ata e kanë aktualisht. 

Ministria e Shëndetësisë:
Nga sot, kush mjek specialist do pranojë të shkojë në spitale jashtë Tiranës, ku ka nevojë për specialistë, sipas specialiteteve do të marrë deri në 2.5 milionë lekë (të vjetra), me një shkallëzim mbi rrogë, që, kur mjeku merr përsipër të shkojë në një spital rajonal apo bashkiak në këto zona, të mund të ketë një fitim real.
Në thirrjen e ministrisë së shëndetësisë janë shpallur dhe specialitetet për të cilat kërkohet punësimi i mjekëve, sipas nevojave të spitaleve në rrethe.
Mjekët:
Kirurg
Anestezi reanimacion
Kardiologji
Obstetrikë-gjinekologji
Neurologji
Pediatri
Imazheri
Mjekësi interne
Ortopedi-traumatologji
Mbetet për tu parë se sa do ti përgjigjen kësaj thirrje mjekët të cilët janë të punësuar në zonat kryesore urbane. Edhe pse joshja me paga më të larta për bluzat e bardha është një praktikë e ndjekur nga qeveria Rama. Deri në këto momente në fakt mjekët nuk i janë përgjigjur kësaj thirrjeje, çka ka detyruar qeverinë që të rrisë ndjeshëm nivelin e pagës për mjekët që pranojnë të punojnë në spitalet rajonale. Në fakt ky shpërblim ka një faturë të madhe në buxhetin e shtetit. Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të mjekëve që do të pranojnë të punojnë jashtë tiranë plot 52 milion lek.

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373