Është verë, periudhë pushimesh por edhe çmendurirash.
Çdokush mundohet ta shfrytëzojë sa më shumë dhe të marrë më të mirën nga këto ditë të nxehta. E ndërsa deri pak më parë të gjithë flsinin për çmendurinë e Beyonces e cila u hodh nga 10 metra lartësi, nga jahti që kanë marrë me qera për të pushuar bashkë me bashkëshortin dhe vajzën, do të ndryshoni mendim pasi të shihni këto hedhje të ish pjestares së Pussycat Dolls. Kjo e fundit aktualisht ndodhet në Kroaci ku po kalon pushimet në një jaht luksoz në brigjet kroate dhe ka bërë disa hedhje spektakolare nga disa lartësi marramendëse. Goxha e guximshme 38 vjeçarja e cila e mbyll aventurën me një dush provokues duke treguar format e saj perfekte dhe duke kërcyer në ritmet e këngës së saj me titull “Wet” (E lagur). Hidhini një sy.