INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Quajti ish bashkëshortin “vëllai i madh, ndjekësit “masakrojnë” Klaudia Pepën me komente fyese. Reagojnë mamaja dhe motra e balerinës [FOTO]

Quajti ish bashkëshortin “vëllai i madh, ndjekësit “masakrojnë” Klaudia Pepën me komente fyese. Reagojnë mamaja dhe motra e balerinës [FOTO]

Publikuar më: 15:49 22-09-2017

Divorci i Klaudia Pepës dhe Albi Nakos vazhdon të bëjë bujë në media.

Madje këtë herë shkak ishte ajo që balerina tha në videomaesazhin e djeshëm drejtuar ish bashkëshorti të saj teksa ishte i ftuar në emisionin e  Rudina Magjistarit. Klaudia ndër të tjera e quajti koreografin “vëllai i  madh”. Kjo ka bërë që fansa apo ndjekës të shumtë të balerinës ta “masakrojnë” duke komentuar  kritika dhe ofendime pasi sipas tyre nuk mund të quash “sih bashkëshortin “vëllai i madh”. Ndër të tjera ata e quajnë Klaudian mosmirënjiohëse. Ndërkohë që vetë kjo e fundit qëndron indiferente në përgjigje, mamaja dhe motra e saj janë konfliktuar me fjalë me  komentuesit.

“Në një martesë të shëndetshme burri ose gruaja nuk janë vetëm dy qenie që dashurohen si të tillë. Dashuria është akoma më e pastër kur njeriun qe ke përkrah e quan në radhë të parë shok, vëlla e me pas burrë. Sepse të arrish të krijosh një marrëdhënie të tillë me personin e zemrës atëherë gjithçka shkon mirë dhe sidomos ne rast divorci gjërat ndahen me mirëkuptim dhe marrëdhënia vazhdon e paqtë. Por nuk do jenë të gjithë me horizont të hapur e njerëz të thellë qe mos t’i marrin ato ç’ka thuhen aq shabllon e sidomos t’i sjellin gjërat siç duan vetë. Sepse nuk do dimë të bëjmë dallimin mes njerëzve, karaktereve, kulturës ose niveleve. Ju nuk ka çfarë ju duhet si e quan ajo Albin tashmë që nuk janë më bashkë. Nuk besoj se duhej ta quante “ish-bashkëshorti” pasi atë marrëdhënie të afërt mbajnë. Ka mbaruar dashuria si burrë dhe grua dhe ka mbetur si shokë apo vëlla. Me vjen keq që jeni kaq të ceket. Po të kishit aq mend sa thoni e bëni, nuk do flisnit kaq rendë e pa respekt. Sepse një njeri i mençur nëse ka një pakënaqësi që i ka vrarë veshin apo një këshillë, e thotë në mënyrë të kulturuar e jo duke përdorur fjalë të tipit “legene, tr”’, fytyrë e deformuar” e sidomos kur fytyrat tuaja janë më keq se vetë e keqja. Njerëz të ulët e pa kulturë!”, shkruan nëna e saj ndër të tjera”.

thyty.png

 

drtr.png

 

yiuyiu.png

 

etry.png

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605