Quentin Tarantino është kthyer pa e kuptuar në shakanë e këtij viti të Golden Globes.
Regjisori i njohur, i cili u ngjit në skenë për të pranuar trofeun "Best Original Score" në emër të kompozitorit Ennio Morricone, ka bërë një super gafë gjatë fjalimit të mbajtur. Tarantino u shpreh se çmimi i marrë ishte i pari në karrierën e Morricones, duke harruar kështu se ai mban mbi supe dy çmime të ngjashme, një për filmin "The Mission" të vitit 1987-të, dhe tjetri për filmin "The Legend " të vitit 2000. Kjo dhe përdorimi i fjalës 'geto' në fjalimin e tij, kanë mjaftuar që regjisori të "kryqëzohet" në rrjetet sociale, sidomos atë Twitter!