Deputeti i opozitës në Kuvend, Myslim Murrizi kërkoi sot që të hapen dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit.
Murrizi akuzoi se shumica e deputetëve nga të dy krahët politike kanë qenë ish-spiunë, siç tha ai para viteve ’90.
Gaforrja, Qukapiku, ishin dy nga pseudonimet e ish-bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit që janë deputetë në këtë Kuvend që përmendi deputeti i opozitës gjatë fjalës së tij.
Më tej Murrizi tha se ish-bashkëpunëtorë nuk ka vetëm në parlament, partitë politike dhe adminisratën e lartë.
Ai akuzoi edhe një pjesë të medias si të implikuar në bashkëpunimin me ish-shërbimin sekret të regjimit komunist.