INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qumështi aq shumë i nevojshëm për fëmijët, nuk ju bën mirë të gjithë të rriturve

Qumështi aq shumë i nevojshëm për fëmijët, nuk ju bën mirë të gjithë të rriturve

Publikuar më: 11:01 26-09-2019

Qumështi është ushqimi i parë kur lindim. Teksa foshnjat e kanë të domosdoshëm për tu rritur, kjo nuk vlen njëlloj për të rriturit, pasi një numër i madh njerëzish ka filluar të zhvillojë intolerancën ndaj laktozës, e cila gjendet në qumësht. Nëse eliminoni produktet e qumështit, do t’i vëreni disa ndryshime.

Nuk do të keni probleme me stomakun, si p.sh. dhembje, fryrje dhe gazra. Kur trupi vështirë e përballon laktozën, në zorrë krijohen thartira dhe gazra, gjë që shkaktohen dhembje dhe fryrje. Kur e ndërprisni konsumimin e produkteve të qumështit, këto probleme në tërësi do të zhduken.
Po ka dhe një të mirë tjetër, pasi do të humbni disa kilogramë. Laktoza është sheqer, ndërkaq sheqeri i kontribuon shtimit të peshës së trupit. Kur eliminoni produktet e qumështit nga ushqimi, kjo do të thotë që futja e sheqerit në organizëm do të zvogëlohet, prandaj ky është hapi i parë drejt humbjes së peshës trupore.
Edhe organi tretës do të punojë për mrekulli. Intoleranca ndaj laktozës shton sasinë e ujit në zorrë, gjë që çon deri në pengesa në tretje dhe çon deri në shfaqjen e diarresë apo madje edhe në kapsllëk. Kur do të ndërprisni konsumimin e këtij ushqimi, jashtëqitja brenda një kohe shumë të shkurtër do të normalizohet.
Ndikim do ketë dhe në pamjen tuaj. Lëkura do të jetë me shëndetshme dhe më të pastër.
Trupi eliminon mbetjet dhe toksinën në tri mënyra: me urinim, nëpërmjet jashtëqitjes dhe nëpërmjet poreve. Ndjeshmëria ndaj produkteve të qumështit mund të manifestohet edhe në lëkurë në formë pikave të zeza, akneve, sukrepit, madje edhe ekzemës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594