Enca është ndër artistet më të përfolura në Shqipëri dhe kjo s’ka vend për diskutim. Çdo këngë që ka publikuar është kthyer në HIT, të cilat dëgjohen jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Këngëtarja tashmë është artistja shqiptare më e ndjekur në Instagram, pasi numëron mbi 2.1 milion ndjekës.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe nga ajo private. Këngëtarja ka patur kohë të lirë sot dhe ka vendosur të bashkëbisedojë me fansat nëpërmjet opsionit “pyetje-përgjigje” në instastory.
Një prej fansave i shkruan Encës se para dy javësh, ajo e ka parë keq fare në plazh. "Më ke parë 1 ditë në plazh para 2 javësh keq fare pse je aq provokuse o zemër", i shkruan djali identiteti i të cilit nuk dihet.
"Qyqa ose më ngatërron, ose je yll bote ose na ka zen vendin e plazhit", i përgjigjet Enca në mënyrën më epike të mundshme.