Pak pushime duheshin dhe mesa duket Ermali, Ami, Joeli dhe Sia, po i'a kalojnë më së miri në Vienë.
Këtë e themi po të shikojmë postimet e shumta në Instagram nga Ermali, i cili na ka treguar se sa në harmoni dhe lumturi kalojnë momentet kur e gjithë familja është bashkë.
Por me një video të postuar thuajse na ka “ngrirë gjaku”. Ermali e mban Joelin nga këmbët dhe duket sikur vogëlushi do të rrëzohet, por ja që nuk është asgjë më shumë sesa një shaka.
Si përshkrim të videos moderatori shkruan: “Në xhirimin e ksaj videos u dëgjuan 3 "Qyqja Çuni" dhe 1 "Pa merak". Faleminderit,”
Me siguri mami Amit do t'i ketë ngrirë gjaku, kur ka parë Joelin e saj të kolovitet. Kujdesi i nënave është gjithmonë i pashmangshëm për këtë të gjithë jemi dakord.