INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarë kujdes! Bashkia ka një njoftim për abonetë e urbanëve

Qytetarë kujdes! Bashkia ka një njoftim për abonetë e urbanëve

Publikuar më: 17:58 29-07-2017

Për të gjithë qytetarët e Tiranës, Bashkia ka një njoftim të rëndësishëm.

Nga 1 gushti të gjithë qytetarët e kryqytetit nuk do të udhëtojnë më me abone, nëse ajo nuk ka foto të personalizuar. Shoqata kanë marrë këtë vendim, pasi shpesh herë një abone qarkullon në disa duar dhe nuk përdorët vetëm nga personi që e ka blerë. Edhe parametrat e fotografisë janë të përcaktuara. Dhe nga sot të gjithë përdoruesit e transportit publik mund të njoftohen për detajet kur të qarkullojnë pasi në çdo urban është ngjitur njoftimi për këtë ndryshim.

Njoftimi i plotë:

“Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga data 1 Gusht 2017 e në vazhdim, në zbatim të nenit 10 të ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998, abonoja përdoret vetëm nga personi i shënuar në këtë dokument. Me foton përkatëse (me përmasa 3x2x5), në të shënohen dhe emër, mbiemër, ditëlindje.

Cilido përdorues tjetër i abonesë NUK DO TË PRANOHET TË UDHËTOJË NË AUTOBUS PA BLERË BILETË UDHËTIMI”

Në disa linja kishte njoftime edhe sa i përket aboneve të studentit, ku njoftohej se do të njiheshin vetëm të shoqëruara me kartën e studentit dhe vërtetimin e rektoratit.

Article Logic
Execution time: 0.0032467842102051