Ditën e sotme dhe të nesërme , një pjesë e banorëve të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë OSHEE, përmes një njoftimi zyrtar, ku për shkak të një riparimi në rrjetin e ri 20kV, do të kufizohet energjia për disa orë nga rruga “Jordan Misja” deri te Ish -Uzina Dinamo në kryeqytet.
“Vijon puna për zëvendësimin e rrjetit të vjetër 6kV, me të riun 20 kV, investim i OSHEE për ndërtimin e rrjetit të fiderit 356, pjesë e NST Rajonal 220 kV, Tiranë. Punime do të zhvillohen edhe sot datë 30 prill, si dhe nesër 1 Maj (pavarësisht ditë pushimi), gjatë intervalit të kohës 09:00-13:00. Zonat pa energji: rruga “Jordan Misja” deri te Ish Uzina Dinamo”, sqaron OSHEE.