INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarët ankohen në portalin e kryeministrit, Ministrja e Drejtësisë shkarkon 8 punonjës administrate...

Qytetarët ankohen në portalin e kryeministrit, Ministrja e Drejtësisë shkarkon 8 punonjës administrate...

Publikuar më: 14:03 05-01-2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka njoftuar se ka marrë masa ndëshkimore për 8 punonjës së Hipotekës, duke i shkarkuar nga detyra.

Shkak për këtë vendim sipas ministres është bërë konstatimi i shkeljeve pas inspektimeve në disa zyra të hipotekave në vend, referuar nga denoncimet dhe ankesat e qytetarëve në portalin “Platforma për Shqipërinë që duam”.

“U konstatuan shkelje për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disavjeçare në shkelje me ligjin. Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit, sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8 punonjës. Inspektime janë bërë në zyrat e hipotekave në Elbasan, Lushnjë, Fier, Korçë, Tiranë, Shkodër. Ju garantojmë të gjithë qytetarëve angazhim maksimal për të zgjidhur problematikat e tyre në regjistrimin e pronës në zyrat e pasurive të paluajtshme. “Shqipëria që duam” është platformë që shpërben për t’i dhënë fund sorollatjeve në dyert e institucioneve shtetërore dhe do të ketë zero tolerancë ndaj abzuzuesëve dhe shkelësve të ligjit”, u shpreh Gjonaj.

Article Logic
Execution time: 0.001971960067749