INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarët aspak të sigurt me ushqimet, trefishojnë ankesat

Qytetarët aspak të sigurt me ushqimet, trefishojnë ankesat

Publikuar më: 11:21 30-03-2019

Qytetarët nuk janë të sigurt tek ushqimet që i konsumojnë. Pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë depozituar 169 ankesa apo denoncime lidhur me mungesën e sigurisë ushqimore në të gjithë vendin, një numër ky pothuajse tre herë më i lartë se në vitin 2017, ku janë depozituar 61 ankesa apo denoncime në total.

AKU ka publikuar të dhënat dhe vihet re se shqetësimet e qytetarëve kanë të bëjnë kryesisht me subjekte shërbimesh që abuzojnë duke servirur produkte ushqimore të skeduara, me tregtinë e peshkut jashtë standardeve higjeno-sanitare, denoncime për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit në kushte të papërshtatshme, tregtim të produkteve bujqësore dhe bulmetit në kushtet jo të duhura.
Po ashtu një sërë denoncimesh lidhen me supermarkete të mëdha apo dyqane lagjesh, ku konsumatorët kanë evidentuar produkte jashtë afatit të skadencës, produkte ku u fshihet lehtësisht data e skadencës apo që nuk kanë përshkrimet në shqip.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613