INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarët debatojnë me Ramën: Me kë nga kokat e PD-së e shkëmbeve Tahirin?

Qytetarët debatojnë me Ramën: Me kë nga kokat e PD-së e shkëmbeve Tahirin?

Publikuar më: 08:51 13-05-2018

Pas vendosjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri kryeministri Edi  Rama deklaroi se ‘vendimi i gjykatës nuk komentohet, thjesht respektohet’. Por ndjekësit kanë replikuar me kreun e qeverisë në Facebook duke u shprehur se aty ku ndërhynë politika nuk ka drejtësi, si dhe nuk kanë munguar akuzat se PS e shiti Tahirin.   “Hahaha vetëm më thuaj me kë Kok të Pd e shkëmbeve Tahirin , vetëm kaq , se do meret vesh s'ka ku të shkoj!!!”-shkruan një qytetar. Rama ka replikuar me të ashtu si edhe me disa ndjekës të tjerë. 

aram_me_komentuesit.png

“Edhe ju kështu thoni,edhe ne kështu dëshirojmë...ku ndahemi me thoni dot zoti kryeminister...? Po më pyetet mua mendoj se...Une hyje tek ata që politika nuk duhet të komentojë deri atëherë ku drejtësia të vendos...çdo parakohe si në këtë rast nga Ana juaj është frenim...Do desha te isha gabim...por realiteti i këtyre 28 vjetë flet shumë e shume se une...”-komenton një tjetër ndjekës.

replika_2.png

Article Logic
Execution time: 0.0020420551300049