INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarët gjermanë ngrihen në protestë për largimin e familjes shqiptare [VIDEO]

Qytetarët gjermanë ngrihen në protestë për largimin e familjes shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 12:38 19-08-2017

Disa ditë më parë dëbimi i një familje shqiptarë nga gjermania pushtoi mediat gjermane dhe ato shqiptarë dhe vazhdon ende dhe sot të ngjalli reagime.
Qytetarët e vendit ku jetonte familja shqiptare janë ngritur në një protestë për të kundërshtuar vendimin e autoriteteve gjermane.
Familja shqiptare kishte mbi një vit që kanë aplikuar për azilë në gjermani, kërkesë e cila nuk është pranuar dhe ata janë nxjerrë nga shtëpia në mes të natës dhe i kanë nisur drejtë Shqipërisë.
Zëvendësi i Komisionerit për Refugjatët, Torsten Döhring, Këshilli për Refugjatët Schlesëig-Holstein dhe disa organizata të tjera kanë kërkuar kthimin e familjes në Gjermani deri në momentin kur dosja e tyre të përfundojë së shqyrtuari. Gjithashtu është kritikuar dhe dëbimi i familjes me 4 fëmijë në mes të natës

Një zëdhënës i distriktit të Plon pranon gabimin administrative, por nuk pranon kërkesën për kthim të përkohshëm të familjes. Ndërkohë SSchlesëig-Holstein magazine është një program televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar sërish emision historisë së familjes shqiptare, duke sjellë dëshmi të banorëve të komunitetit të cilët tregojnë se familja ishte integruar mjaft mirë në shoqërinë gjermane.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936