Qytetarët që do udhëtonin drejt Italisë janë detyruar të presin avionin për më shumë se tre orë.
Avioni i linjës Tiranë-Malpence e ka pasur nisjen zyrtare në orën 6:30 të mëngjesit por nuk ka arritur në kohë.
Pasagjerët janë detyruar të presin me orë të tëra ulur dhe pa asnjë shpjegim nga strukturat në aeroport.
Rikujtojmë që nuk është hera e parë që udhëtarët nga Tirana detyrohen të presin me orë të tëra vonesat në aeroport.