Qytetarët vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë protestave të njëpasnjëshme kundër bëtonizimit të Liqenit. Ata këtë herë kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të protestuar. “Tingujt e Qendresës” e kanë titulluar ata këtë aktivitet që do të zgjasë përreth 4 orë dhe ku do të përfshihen veprimtari të ndryshme artistike.
“Ejani sot në 19.00 te Ulliri i Rezistencës . pasditja do jetë e mbushur me aktivitete të ndryshme artistike si: muzikë, pikturë, poezi etj... Gjithashtu ejani mbi të gjitha për të shkëmbyer dy fjalë me njëri-tjetrin. Ora 19.00 mblidhemi aty”, shkruan grupi organizativ.