INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarët protestojnë në mes të acarit para Parlamentit për Valbonën, shihni si është abuzuar me firmat e të vdekurve [FOTO]

Qytetarët protestojnë në mes të acarit para Parlamentit për Valbonën, shihni si është abuzuar me firmat e të vdekurve [FOTO]

Publikuar më: 18:35 20-12-2017

Pas një proteste të zhvilluara para disa ditësh në sheshin “Skënderbej” një tjetër protestë po zhvillohet mbrëmjen e sotme kundër ndërtimin të hidrocentraleve në lumin Valbonë, nga grupimi “Miqtë e Valbonës”.  Disa dhjetëra qytetarë po protestojnë në mes të të ftohtit para Parlamentit me parrullat “Stop HEC-eve”, “Ta shpëtojmë Valbonën”, “Mos ma prek Valbonën”.  

Grupimi Miqtë e Valbonës organizoi këtë tubim proteste, megjithëse gjykata administrative u dha të drejtë ndërtuesve. Ata theksuan se ndërtimet, tunele, rrugë dhe betonime po bëhen në një park kombëtar të mbrojtur me ligj dhe lejet e dhëna përbëjnë shkelje flagrante të disa ligjeve ndërtimore e mjedisore.

Përfaqësuesit e firmave ndërtuese mbrojtën në gjykatën administrative investimet e tyre, duke thënë se zotërojnë çdo leje dhe vendim zyrtar, që u hap atyre rrugën për këto punime.
Mirëpo qytetarët të cilët po protestojnë kundër ndërtimeve në Parkun Kombëtar të Valbonës, kanë publikuar një dokument ku shihet se si është abuzuar duke falsifikuar firmat e banorëve teksa shihet se i njëjti person ka hedhur 3 firma. Por skandali më i madh është se dy persona të cilët supozohet se kanë firmosur, rezultojnë të vdekur.

skandaliini.jpg

Aktivistët kanë marrë dru dhe qymyr për të ngrohur për të përballuar të ftohtin.

 protest.jpg

hec2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030720233917236