INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarët si politikanët, disa me teatrin e disa kundër tij. Mbyllen dyert e Teatrit Kombëtar [VIDEO]

Qytetarët si politikanët, disa me teatrin e disa kundër tij. Mbyllen dyert e Teatrit Kombëtar [VIDEO]

Publikuar më: 15:25 26-10-2018

Dyert e Teatrit Kombëtar këtë të premte ishin të mbyllura. Tashmë ditët e tij janë të numëruara, pasi qeveria ka vendosur që ta shembë e në vend të tij të ndërtohet teatri i ri kombëtar. IN Tv vendosi që sot të sjell zërin e qytetarëve lidhur me këtë vendim të qeverisë. Ashtu si politika edhe qytetarët janë të ndarë në qëndrime. Të shumtë janë ata që e kundërshtojnë këtë vendim të shumicës, duke kërkuar që teatri i ri kombëtar të ndërtohet në një truall tjetër, e teatri të qëndrojë në këmbë.

Qytetarët:
“Mos të prishet. Mosha ime ka shumë nostalgji për këtë Teatër”
Qytetarët:
“Ky është një muze, duhet të jetë brez pas brezi”
Por zëra të tjerë të qytetarëve thonë se teatri duhet të shembet. Të ndërtohet një tjetër teatër i ri me standardet më të mira evropiane.
Qytetarët:
“Mendoj që është më mirë një teatër i ri,l një gjë i ri. Duhet patjetër një teatër i ri”.
Edhe opozita kundërshton këtë ligj,l duke e cilësuar atë si vijën e kuqe të kësaj qeverie. Ata paralajmërojnë mbrojtjen e teatrit dhe dërgimin e çështjes në gjykatën kushtetuese. Ndërkohë një ditë më p[arë shumica votoj kundër dekretit të presidentit, duke lënë në fuqi ligjin që parashikon shembjen e më pas ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. I vetmi zë kundërshtues ishte ai i Pandeli Majkos, i cili në vazhdimësi ka refuzuar që të bëhet pjesë e votimit të një ligji që parashikon shembjen e teatrit kombëtar. Edhe pse i pranishëm, Majko nuk ka marrë pjesë në votim.

Article Logic
Execution time: 0.0039291381835938