INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetari-Bashës: Policisë je burrë t’ia çosh 3 milionë rrogën?

Qytetari-Bashës: Policisë je burrë t’ia çosh 3 milionë rrogën?

Publikuar më: 11:37 02-02-2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë paradite zhvilloi disa takime me qytetarë të Mallakastrës për t'i ftuar ata në protestën e 16 shkurtit. Në këto takime Basha u foli qytetarëve për taksat dhe ekonominë dhe tregoi programin e PD. Por një prej qytetarëve ishte interesuar për rrogën që merr policia, duke i thënë Bashës a mund ta çojë në 3 milionë.

Dialogu

Qytetari: Je i nderuar dhe i respektuar zoti Lulzim Basha, si je?
Lulzim Basha: Mirëse ju gjej!
Qytetari: Policisë je burrë t’ia çosh 3 milionë rrogën?
Lulzim Basha: Eh...
Qytetari: Se e kanë kokën në rrezik!
Lulzim Basha: Policia një herë duhet të bëj punën pastaj ti rrisim rrogën.

Dialogu mes Bashës dhe një naftëtari

Qytetari: Punët për faqe të zezë. O rrëzoje atë ose Luli ik% dhe vetë.
Basha: E keni ju në dorë.
Qytetari: Edhe ne e kemi por edhe ju. Nëse merr pushtetin zgjidh hallin e këtyre naftëtarëve. Erdhi dhe gënjeu 1000 punëtorë atje dhe nuk kemi marrë asnjë qindarkë. Edhe statusin nuk na e dha. Burrë shteti je kur mban fjalën.
Lulzim Basha: Qeveritar të djathtë nuk ka për momentin se e djathta është në opozitë.
Qytetari: Edhe njëherë Luli, nëse vini ju në pushtet me ne naftëtarët çfarë do të bëni, do na jepni statusin?
Lulzim Basha: Së pari absolutisht që do të merrni statusin e naftëtarit. Së dyti, këtë pasuri që kemi këtu do t'ua heqim nga kthetrat oligarkëve dhe politikanëve dhe do t'ia kthejmë si pasuri publike komunitetit dhe qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037891864776611