INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qytetari filmon policët, që përdorin standartin e dyfishtë për gjobat…[VIDEO]

Publikuar më: 10:23 07-06-2016

Një denoncim vjen nga një qytetar. Ai thotë se është gjobitur tre herë rradhazi para punës së tij në një kohë që të tjerë nuk janë gjobitur. Qytetari denoncon duke thënë se policia vepron me dy standarte ndërsa filmon edhe bisedën me punonjësit e policisë. Polici që është duke gjobitur qytetarin, vetë ka parkuar gjithashtu gabim.

“Kësaj here arrita ta filmoj. Kërkoj ndihmën tuaj që të denocohet ky rast abuzimi me pushtetin dhe me uniformën! Ju lutem publikoheni”, shkruan qytetari për Newsbomb.al dhe ka ankimuar edhe gjobën.

Dialogu i qytetarit me punonjësit e policisë:

Qytetari: Pse nuk e ke ndaluar atë aty dhe këtë mbrapa për ti vënë gjobë? Me mua është hera e tretë që kapesh.

Polici: Është e drejta jote e ankesës?

Ndërhyn Policja: Çfarë halli ke djali?

Polici: Po na filmon djali, shumë bukur.

Qytetari: Hera e tretë që kapesh me mua, unë në makinë brenda, me drita ndezur.

Polici: Pse s’je ankimuar me atë gjobën

Qytetari: Jam ankimuar ma ke vënë pa të drejtë.

Edhe ti makinën tënde të policisë e ke parkuar keq. Veri njëherë gjobë makinës tënde pastaj mua

Polici: Ore, ti je kontrollor i punës sime?

(Ndërhyn sërish policja) Çfarë po bën ai?

Polici-koleges: Po na filmon

Policja: Unë jam këtu për të zbatuar ligjin.

Qytetari:Po mirë zbatoje ligjin. Pse ai të iki dhe unë jo? Me dy standarte.

Policja: Do e ulësh zërin?

Qytetari: Jo s’e ul se kam të drejtën time. Me dy standarte, plus që makinën tënde e ke lënë gabim dhe duhet të penalizohesh për atë. Gjoba s’kam. Kam një vit e gjysmë pa marrë gjobë. Jam në makinë ndezur me drita me rrip.

Article Logic
Execution time: 0.0031800270080566