Në takimin e radhës të kryeministrit Rama me qytetarë që i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes për zgjidhjen e problematikave të ndryshme ishte dhe rasti i një qytetari që ka kërkuar punë. As në këtë takim nuk munguan batutat nga ana e kryeministrit me një qytetar që nuk arriti të shprehte fjalët e rastit për shkak të emocioneve. Pasi edhe pas nxitjes nga ana e kreut të qeverisë qytetari nuk arriti të shprehej, Rama përmes batutave tregoi më shumë për të.
Dialogu
Rama: Ke emocione?
Qytetari: Po!
Rama: Nuk ka problem.
Qytetari: Unë bëra kërkesë për punë (hesht)....për Zotin...
Rama: He do thuash? Jepi!
Rama: E kërkoi gruaja punën, nuk e kërkove as vetë!
Qytetari: Po
Rama: He?
Qytetari: Po
Rama: Rroftë gruaja pra!
Qytetari: Rroftë gruaja!
Rama: Shumë të fala dhe falmnderit që erdhe!