INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetari i tregon Bashës frikën për të dalë në Shkodër për shkak të vrasjeve

Qytetari i tregon Bashës frikën për të dalë në Shkodër për shkak të vrasjeve

Publikuar më: 16:05 01-04-2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar takim me qytetarët në Malsinë e Madhe. Kreu i PD ka zhilluar takime edhe me biznese familjare, ku tha se kjo qeveri ka ngritur trarë të padukshëm dhe po zhvat bizneset duke i detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre.

Një pronar biznesi në Koplik iu ankua kryedemokrati, duke i thënë se të gjithë kanë frikë të dalin në Shkodër pas vrasjeve të fundit që kanë tronditur qytetin verior. “Ne kemi frikë në Shkodër me dalë me pi kafe”, tha qytetari. “Drejtësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzve dëshpërimin. Tatimorët sillen si harbutë dhe vijnë për të zhvatur bizneset. Njerëzit duhet të punojnë me ndershmëri dhe me një garë. Duhet një ndryshëm i madh që të përfaqësojmë të gjithë këtë ndryshim. Pesë vetë e kanë kapur këtë vend. Ky sistem duhet shembur. Rama është i ikur edhe ai e di. Ne nuk luftojmë për pushtet”, i tha Basha qytetarit.

 

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584