INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetari jep alarmin, bllokohen 200 kg ushqime të skaduara në një market

Qytetari jep alarmin, bllokohen 200 kg ushqime të skaduara në një market

Publikuar më: 12:28 24-05-2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar RRETH193.23 kg produkte të skaduara për asgjësim, ndërsa ka gjobitur me 800,000 lekë subjektin që i tregtonte,  një market me vendndodhje në Kamëz.

Ndërhyrja për kontroll është bërë pas sinjalizimit nga një qytetar se në këtë market tregtoheshin produkte të skaduara. Produktet e skaduara që janë sekuestruar dhe që do të asgjësohen, sipas AKU-së janë vaj, birrë, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, etj.

“73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt), 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër, produktet e tjera ishin karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, madje dhe havjar” bën me dije AKU.

Për tregtim produktesh ushqimore përtej afatit të përdorimit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 500,000 lekë, për mungesë të sistemit të vetëkontrollit (HACCP), ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200,000 lekë”.

Article Logic
Execution time: 0.0027909278869629