Një qytetare e thjeshtë e cila tregon se është një ndjekëse e rregullt e shfaqjeve teatrale, shfaqi pakënaqësinë e saj për sjelljen e njërës prej punonjëseve të teatrit.
Ajo prej vitesh i ka prenotuar biletat me anë të telefonit por këtë herë është përballur me arrogancën e njërës prej vajzave që punojnë aty e cila, sipas qytetares, punonjësja i është përgjigjur me harbutëri , me fjalët;- “ç’pret ti tani nga unë”? Por kjo pakënaqësi ka rënëmenjëherë në vesh në drejtorit të Teatrit Kombëtar , Hervin Çuli i cili e ka surprizuar qytetaren duke i dhuruar dy bileta për shfaqjen. Reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm me anë të një statusi itë dytë ku e falenderon Çulin për surprizën edhe pse atë reagim nuk e bëri që të merrte dy biletat falas. Megjithatë, e ka vlerësuar gjestin e tij.