Gati në një të tretën e kutive të numëruar në Berat, ka dalë që LSI të këtë kaluar PD. Janë numëruar 108 kuti votimi nga 305 që ka Berati.
E nga rezultatet paraprakë deri më tani të publikuara në faqen zyrtare të KQZ, rezulton si forcë e parë qëndron PS me 50,42% të votave, e dyta LSI 27,87% të votave, si dhe forcë e tretë renditet PD me 19,12% të votave. Po kështu dhe në qytetin e Elbasanit LSI ka lënë pas PD.