Nëse po mendoni se cili është qyteti më shtrenjtë në botë, ai ndodhet në Europë e është pikërisht Parisi.
Sëbashku me të janë edhe Hong Kong dhe Singapori.
Kjo është hera e parë në historinë 30-vjeçare të anketës vjetore të realizuar nga “The Economist”, që kreun e renditjes e ndajnë tri qytete së bashku.
Vëzhgimi krahason çmimet në 133 qytete të ndryshme të globitNjë prej artikujve kryesorë të përbashkët që krahasohen, sa i takon çmimit, është buka.
Në përgjithësi vihet re se, qytetet europiane kanë kostot më të larta të banesave, kujdesit personal, pushimit dhe argëtimi. I pari në renditjen e qyteteve më të lira në botë, nga ana tjetër, është Karakasi i Venezuelës.
Sa i përket renditjes së qyteteve më të shtrenjta europiane pas Parisit renditet Zyrihu, ndjekur nga Gjeneva, Kopenhagen, Oslo. Në listë janë edhe Roma, Athina, Madridi, Sofje, Beograd, Shën Petërsburg, Stamboll etj.