INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetet pa banorë

Qytetet pa banorë

Publikuar më: 10:38 23-02-2016

Në këto qytete mund të gjeni gjithçka, përveç njerëzve. Ato nuk janë braktisur, përkundrazi, do të bëhen të banueshme brenda 10 vjetësh. Qytetet e reja janë pjesë e një plani madhor të Kinës për të zhvendosur brenda vitit 2026 mbi 250 milionë banorë të zonave rurale në zonat e reja urbane.

Në gjithë Kinën janë me qindra qytetet që kanë gjithçka për zhvillimin e një jetese moderne dhe normale, që nga infrastruktura urbane e kompletuar me komplekse apartamentesh të thjeshta dhe luksi, pishina, shatërvane, ujësjellës, energji elektrike e madje edhe vepra arti publike.

Këto qytete misterioze tërhoqën vëmendjen e fotografit arkitekt, Kai Caemmerer. Ai udhëtoi për disa javë në këto zona urbane të palindura duke regjistruar në aparatin e tij ndërtesat shumëkatëshe, rrugët, trotuaret, qendrat tregtare, urat, që të gjitha këto me një emërues të përbashkët; boshllëkun që i karakterizon nga mungesa e njeriut.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038018226623535