Cili është qyteti perfekt për të jetuar?
Sipas klasifikimit të revistës javore The Economist vendi perfekt për të jetuar është Viena, por edhe Melburn, Osaka dhe Vankuver.
Këtë vit vlerësohen në veçanti Australi, Kanadaja dhe Japonia.
Por për të dytin vit radhazi është Vjena ajo e cila kryeson kalsifikimin.
Kryeqyteti austriak ka marrë 99.1 pikë, ndjekur nga Melburn me 98.4. Klasifikimi top 10 dominohet nga qytetet australiane, kanadeze dhe japoneze.
Sa i përket qyteteve europiane krahas Vjenës është edhe Kopenhagen. Parisi humbet 7 pozicione në klasifikim kjo për shkak të protestës së jelekëve të verdhë.
Ja 10 vendet perfekte për të jetuar: Vjena, Melburn, Sidnei, Osaka, Kalgari, Vankuver, Toronto, Tokio, Kopenhagen, Adelaide.
Londra dhe New York renditen e 48 dhe 58, të konsideruara të rrezikshme për kriminialitetin dhe terrorizmin.