INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qyteti i Belshit pa zjarrfikëse, ideja e kryetarit të bashkisë për të shuar zjarrin është gjeniale [VIDEO]

Qyteti i Belshit pa zjarrfikëse, ideja e kryetarit të bashkisë për të shuar zjarrin është gjeniale [VIDEO]

Publikuar më: 20:51 01-08-2017

Belshi është një nga qytetet e rralla, në mos i vetmi në Shqipëri, që nuk ka repart zjafikësish, ose të paktën një zjarrfikëse. Dhe të mendosh që Dumrea është zonë shumë e thatë në vendin tonë, në mos më e thata. Tani gjatë stinës së verës aty shpërthejnë dhjetëra zjarre.

I tillë është edhe zjarri i sotëm që ka shpërthyer në Seferan dhe që rrezikoi dhjetëra shtëpi banimi. Por kryetari i Bashkisë Belësh, Arif Tafani, ka vënë në jetë një ide gjeniale, ben me dije infoelbasani.al. Ai ka mobilizuar tre fadroma të bashkisë për të fikur flakët. Pas një beteje, që ka zgjatur për disa orë, fadromat kanë mundur të vënë përpara zjarrin e fuqishëm. Ato ia kanë dalë mbanë më mirë se sa zjarrfikëset duke e mbuluar me dhe zjarrin.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002