Tërmeti 6.2 ballë i shkallës Rihter ka sjellë dëme të pariparueshme, madje duke zhdukur një qytet të tërë. Bëhet fjalë për qytetin historik Amatrice, i cili sot është zgjuar i rrënuar, ndërsa vetë kryetari i komunës thotë se “Qyteti im nuk është më”.
Në video shikoni pajet dramatike të qytetit historik Amatrice.
Qyteti historik nuk është më. Kështu duket e filmuar nga lart qendra e komunës së Amatrices në Itali, një prej qyteteve më të goditura nga tërmeti i fuqishëm në orët e natës Italinë Qëndrore.
Ajo çfarë lanë pas lëkundjet e tërmetit janë dhjetra viktima, banesa të shembura mbi dhe, rrugë të bllokuara dhe njërëz në panik.
Kryebashkiaku i Amatrice Sergio Pirozzi:
“Rrugët brenda dhe jashtë qytetit janë bllokuar. Gjysma e qytetit është zhdukur. Ka njerëz nën rrënoja … Një urë mund të shkatërrohet.”
Edhe kryetari i komunës së Accumolit, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes: “Qyteti im nuk është më”.
Në fotot e publikuara nga mediat italiane duken se janë të pakta ndërtesat që kanë mbetur në këmbë, ndërsa qyteti të krijon përshtypjen e një zonw lufte.