Në kërkim të gjetjes së mënyrave më të mira për të ulur ndotjen në mjedis edhe tentativat janë me të vërtetë te gjetura dhe shumë interesante.
Në një qytet shumë pranë nesh me të vërtetë është gjetur një mënyrë sesi të promovohet sa më shumë përdorimi i biçikletës.
Të ofrosh birra, akullore falas apo edhe një biletë kinemaje.
Dhe nuk është aspak larg pikërisht në Bolonja të Italisë ju mund të zgjidhni biçikletën për të udhëtuar dhe keni përfitime. Kjo është mënyra që ky qytet ka zgjedhur të nxisë njerëzit që të përdorin sa më pak makinat e tyre personale.
Ishte Arkitekti Marco Amadori mendoi një mënyrë të zgjuar për të nxitur sa më shumë njerëz që të udhëtojnë me biçikletë ose të përdorin transportin publik.
“Për herë të parë ne kemi qenë në gjendje të përfshijmë të gjithë njerëzit. Sistemi i mbledhjes së pikave nuk bazohet në distancën që udhëtoni, por në një udhëtim të vetëm, sepse është e rëndësishme që edhe për udhëtime të shkurtra prej 1 km t’i bëni në mënyrë të qëndrueshme ", nënvizoi arkitekti.
Në vitin 2017 ai nisi zbatimin e një skemë kundër ndotjes, shpërblim për këdo që përdor biçikletën.
Njerëzit në Bolonja dhe turistët e saj janë shpërblyer për drejtim e biçikletës, përdorimin e transportit publik apo edhe për ecjet në këmbë.
Ajo që duhet të bëni nëse vizitoni Bolonjën është të shkarkoni aplikacionin dhe të regjistroni udhëtimin tuaj. Në fund do shpërbleheni me birra, akullore ose bileta kinemaje falas.
Qëllimi është që udhëtimi të bëhet më tërheqës. Dhe duket sikur po funksionon. Mbi 100 biznese lokale kanë nënshkruar marrëveshjen për të dhënë kuponat.
Njerëzit mund të regjistrojnë vetëm 4 udhëtime në ditë. Kjo është për t'u siguruar që të gjithë përdorin aplikacionin dhe të marrin shpërblime.