Një djalë 4-vjeçar është shpëtuar nga bashkëfshatarët e tij pasi ra në një pus të thellë 4.2 metra. Ganesh ishte duke luajtur dhe kishte rënë në një pus në fshatin Sikheri në Indi. Prindërit e tij Ghan Shyam dhe Sangeeta Bai, po punonin në fushat aty pranë, kur ndodhi incidenti. Ai ngeci në pjesën e poshtme të posit dhe një ekip banorësh u bënë bashkë për të gërmuar gropën për t’i shpëtuar jetën të miturit. Djali i vogël arriti të nxirrej dhe të çohej më pas për trajtim mjekësor. Nuk dihet nëse fëmija ka pësuar ndonjë lëndim serioz nga aksidenti, por gjithsesi ai tani ndodhet në duart e mjekëve. Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën për të parë djalin tek shpëtohej nga ‘heronjtë’ dhe brohorisnin kur ai doli nga gropa.