Atëherë kur mendohet se racizmi është zhdukur në pjesën më të madhe të tij, deklarata e një modeleje kthen shqetësimin e vjetër tek personat me ngjyrë.
Supermodelja me ngjyrë ka tentuar të shtunën të futet në clubin Reign në Londër për të qenë pjesëmarrëse në eventin e lançimit të linjës së re të veshjeve London x Missguided SS18 gjatë Javës së Modës në Londër.
Por 27 vjeçarja është përballur me një sjelle harbute madje edhe me një racizëm të theksuar teksa ishte nxjerrë jashtë me arsyen se nuk iu pëlqenin “njerëzit e zinj”.
Më pas Jourdan Dunn e ka shprehur gjithë zemërimin nëpërmjet disa statuseve në Twitter: “Mos shkoni në klubin e natës Reign, e përsëris mos shkoni në klubin e natës Reign, ata nuk i pëlqejnë njerëzit me ngjyrë. Mënyra se si unë u trajtova në enventin tim ishte e neveritshme. Ata duan të luajnë muzikën tonë, por nuk na duan në klub”, u shpreh ajo.