INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Radari’ në autostradën Tiranë-Durrës, gjoba e arrestime

‘Radari’ në autostradën Tiranë-Durrës, gjoba e arrestime

Publikuar më: 18:30 07-01-2018

Rikthehen ndalimet dhe ndëshkimet ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin ligjin.

Në 48 orët e fundit shtatë persona që drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe një i pa pajisur me leje drejtimi kanë rënë në prangat e policisë rrugore të Tiranës Policia ka vijuar kontrollet me “Drager e Radar” në autostradën Tiranë-Durrës dhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit, ku nga e premtja deri të dielën ka pezulluar 92 leje drejtimi.

Ndërkohë që ka ndëshkuar 56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi përtej normave të lejuara.

Masa janë marrë edhe ndaj atyre që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, përdornin celularin, parakalim të gabuar, mosrespektim të semaforit apo lëviznin pa kaskë mbrojtëse e pa ushtruar kontrollin teknik të mjetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939