Ka mjaftuar një defekt në sistemin e doganës së Morinës që të krijohen radhë kilometrike.
Sipas informacioneve ka me dhjetëra drejtues kamionësh që po presin me orë të tëra për të kryer procedurat e çdoganimit të mallrave.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se si pasojë e këtij defekti ata kanë humbur jo vetëm kohë, por edhe oraret kur duhet të dorëzojnë mallrat në tregje.
Gjithashtu drejtuesit e kamionëve thonë se faji është në doganën e Morinës pasi rënia e sistemit dhe skanimi bën që ata të presin me orë të tëra për tu futur në Kosovë, nga radha e krijuar nga kamionët e rëndë që transportojnë mallra nga Shqipëria në Kosovë.