Një nga kriteret për tu regjistruar në institucionet shkollore është kryerja e disa analizave. E çdo shtator prindërit e fëmijëve në afate shumë të shkurtra kohore duhet t’i çojnë ato pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal. Këtë vit me synimin që të përballohet fluksi Ministria e Shëndetësisë vendosi dhe një turn të dytë dhe rriti e numri e sporteleve. Po gjithësesi duket dhe nga pamjet që nuk ja ka dalë dot. Prindërit qëndojnë për shumë orë në radhë dhe janë shprehur të irrituar, pasi kanë lënë dhe punët. Pranë ASHR, veç analizave që duhen për regjistrimin e fëmijëve në kopshet dhe çerdhe kryhen dhe të tjera specifike. E kjo është e vetmja pikë në kryeqytet. Kjo ngarkesë ka shqetësuar dhe të moshuarit që s’po mbarojnë dot shpejt. Në këto kushte nevojitet hapja dhe e pika të tjera për kryerjen e analizave qoftë pranë qëndrave shëndetësore, pasi Tirana është një qytet ku ka afro 1 milion banorë.